Vizite e Elektranës me Erë në Mozhur
Këtë javë disa nxënës të shkollës sonë u bënë pjese e kampanjës Ultra Green të organizuar nga Elektana me erë në Mozhur dhe Komunën e Ulqinit, e cila ka si qellim rritjen e ndërgjegjësimit të komunitetit lokal për rëndësinë e përdorimit të burimeve të rinovueshme të energjisë dhe mbrojtjen e mjedisit.
Na fillim u priten nga inxhinieret Tao Zhang dhe Xhemal Rexha , të cilët i informuar per energjinë e rinovueshme, e cila vjen nga burimet natyrore që rimbushen vazhdimisht, si era apo dielli, dhe e cila është e pastër.
Pastaj u njoftuan edhe me hapësirën e Elektanes me erë në Mozhur , e cila shtrihet ne malin me të njëjtin emër, ku erërat pothuajse janë të përditshme nga të gjitha anët, dhe nga 365 ditë të motit vetëm 15 ditë regjistrohen si ditë pa erë. Këto erëra vinë në lëvizje 23 turbinat intelegjente të cilat veç e veç prodhojnë 2 MW dhe ne përgjithësi prodhojnë 46 MW, çka përbën rreth 5% të prodhimit të energjisë në Mal të Zi.
Në fund nxënësit në ambientet e kësaj elektrane morën pjesë në mbjelljen e disa fidanëve të pishave, të cilat do shërbejnë për krijimin e një parku të gjelbërt çlodhës, që në të ardhmen do jetë i hapur për të gjithë qytetarët.