Ekstrati i Kronikës së Shkollës Fillore “Bedri Elezaga”
IP Shkolla fillore ‘Bedri Elezaga’ në Vlladimir, komuna Ulqin, ka shkollen amë dhe 8 paralele të ndara në fshatrat: Krythë, Sukubinë, Rashtishë, Millë, Kravar, Shtodër, Kllezën dhe Fraskanjel.
Kjo shkollë është themeluar në vitin 1929. në ndertesen e mejtepit në Selitë, komuna Katerkollë. Në të njëjtin vit janë çelë shkollat në Kosiq dhe Sukubinë. Numri i nxënësve nuk është i njohur e mësuesitë e parë kanë qenë: në Selitë Jozica Mariniq, në Kosiq Milenko Guberiniq dhe në Sukubinë Vllado Miniq. Mësimi është zhvillue në gjuhë joamtare – serbe.
Në vitin 1932. janë ndërtue shkollat e reja në Katerkollë- Vlladimir, Krythë dhe Sukubinë në të cilat është zhvilluar mësimi në klasët e I-IV. Mësuesit, përveç përmenduriv, kanë qenë: në Vlladimir Andrija dhe Jullka Uskoviq e Marko Strahinja, në Ktythë Bosilka Strugar, Miliq Çukiq, Vukashin Dragoviq dhe Zharko Paviqeviq, në Sukubinë Jelena Miniq, Ilija Zhivanoviq, Danillo e Milka Mitroviq dhe Miqo Vuçiniq. Shkollat kanë punue deri në vitin 1941. kur e nderpren punen për shkak të kapitullimit të Jugosllavisë së vjetër.
Në shkurt të vitit 1945. shkolla në Vlladimir e ka vazhdue punën. Mësuesi dhe drerjtori i parë i shkollës ka qenë Minja Nikollaidis nga Ulqini. Në klaset e I – IV kanë qenë 45nxënës-djem. Mësimi për herë të parë është zhvillue në gjuhen amtare–shqipe. Këtë vit u formue Këshilli i parë i shkollës, kryetar i të cilit ka qenë Musa Llolla.
Në vitin shkollor 1945/46 u hapen shkollat e përkohëshme në të cilat mësuesit punuen pa pages. Në Krythë Ramazan Jahoviq, në Sukubinë Jullka Nikoliq, në Kllezën Naltë Daut Hoxhiq dhe Nikolla Nrekiq, në Kllezën Poshtë Prena Jankoviq, në Ambull Marko Shkrela.
Në vitin shkollor 1946/47 pas kryerjes së kursit pedagogjik për punë në shkollë, caktohen mësuesit e përkohëshem nga vendi-rajoni i shkollës: në Vlladimir, 4 klasë, 195 nxënës, mësuesit: Ramazan H. Selloviq, Shaqir Durakoviq, Selim Llunjiq, Daut Hoxhiq pastaj Llucija Qetkoviq, Mehmed Cucoviq dhe Vata Elezoviq. Në Krythë, 2 klasë, 146 nxënës, mësuesit; Salo Kurmemoviq, Nikolla Nrekiq dhe Elez Alloviq. Në Sukubinë, 4 klasë, 165 nxënës, mësuesit; Daut Mehmedoviq dhe Faik Avdiq. Në Ambull, 86 nxënës, mësuesit; Manush Kasnecoviq dhe Prena Nikiq.
Në vitin shkollor 1947/48 shkolla në Vlladimir, rritet në Shkollë fillore shtatë klasëshe.Për drejtor emrohet Junuz Divanoviqi, mësues nga Tivari. Në këtë vit është çel shkolla në Kravar: 1 klasë, 76 nxënës, mësuesi Meto Cucoviq.Në vitin 1948/49 është çel shkolla në Kllezën Poshtë.
Në vitin shkollor 1949/50 shkolla në Vlladimir fiton sekretarin e shkollës e që nga viti 1951. me të drejtë të plotë punon Shaban Hoxhiq. Në këtë vit e kryen Shkollën fillore shtatëvjeçare gjenerata e parë e nxënësve: Elez Mustafoviq, Haxhija dhe Fadil Taipoviq, Sabrija dhe Xhevdet Holloviq, Shaban Hoxhiq dhe Vata Elezoviq.
Në vitin shkollor 1951/52 shkolla në Vlladimir, rritet në Shkollë fillore tetëvjeçare.
Në vitin shkollor 1953/54 është çel Shkolla fillore në Millë,4 klasë,73 nxënës, mësuesit:
Në vitin shkollor 1956/57 në shkollë vehet gjuha e huaj frengjishtja, e cila mësohet deri në vitin 1961.
Në vitin shkollor 1958/59 Shkollën fillore tetë klasëshe e kryen nxënësja Rrukije Likoviq, e cila në vitin shkollor 1964/65 bëhet mësuesja e parë vendase në shkollë.
Në vitin shkollor 1961/62 në shkollë vehet gjuha e huaj rusishtja e cila mësohet deri në vitin 1992.
Prej dhjetori 1961. Shkolla fillore në Vlladimir, banë emrin e revolucionarit të ri nga Ulqini, Bedri Elezaga. Në vitin 1962/63 është çel Shkolla fillore në Shtoder,4 klasë, 71nxënës, mësuesit: Halit Avdiq dhe Hasan Salaj.
Në vitin 1964. në shkollë formohet organi i parë vetëqeverisës Këshilli i shkollës, kryetar i të cilit është Faik Cekoviq.
Në vitin 1966. drejtori i shkollës Junuz Divanoviq i cili me punë e vetësakrificë kontriboi shumë në arsimimin e njerëzve të këtij vendi, shkoi në pension.
Drejtorët tjerë të shkollës kanë qenë: Sabrija Holloviq 1966-1970, Elez Muçoviq 1970-1973 dhe 1982-1985, Faik Cekoviq 1973, Xhevdet Holloviq 1973-1977, Rexhep Kokaj 1977-1981, Idriz Kallaboviq 1981, Rexhep Lleshi 1985 -1998, Nail Draga 1998-2003 dhe Ali Muçaj 2003…
Në vitin shkollor 1967/68 është çel shkolla e ndar në Fraskanjel,4 klasë ,24 nxënës, mësuesi Mehmet Peroviq.
Në vitin shkollor 1972/73 lëshohet shkolla (ndërtesa) e vjeter dhe puna vazhdon në objektin e ri. Në shkollën e re organizohet mësimi në kabinete.Në këtë vit është çel shkolla ndar në Rashtishë,4 klasë, nxënës, mësuesit: Idriz Kallaboviq dhe Osman Mustfoviq.
Në vitin shkollor 1975/76 organizohet bartja e nxënësve me autobus deri në shkollë dhe anasjelltas.
Në vitin shkollor 1977/78 në shkollë vehet anglishtja si gjuhë e huaj e dytë.
Prej vitit 1979. Dita e shkollës festohet më, 15.maj. Në vitin shkollor 1981/82 ka fillue punën pedagogu i shkollës, Sulejman Gjoni.
Në vitin shkollor 1982/83 në shkollë vehet java 5 ditëshe e punës.
Në vitin shkollor 1987/88 ka fillue punën ambullanta stomatologjike e nxënësve. Në atë vit është organizue ushqimi i nxënësve.
Në vitin shkollor 1989/90 si punëtor më i mirë i arsimit në Komunën e Ulqinit,është shpall mësuesi i kësaj shkolle Ibrahim Cucoviq,të cilit iu nda diploma dhe shpërblimi në para.
Në vitin 1992. shkolla bëhet Institucion publik dhe mbanë emrin: IP Shkolla fillore ‘Bedri Elezaga’Vlladimir.
Në vitin shkollor 1992/93 në shkollë vihet kalendari parë shkollor i veçantë në Mal të Zi, me numër të njëjtë të ditëve javore të mësimit. Në këtë vit në shkollë vihet gjermanishtja si gjuhë e huaj e dytë.
Në vitin shkollor 1993/94 në shkollë me të drejtë të plotë punon bibliotekisti i shkollës, Avni Kurti.
Në vitin 1997. në shkollë, në organizimin e Art clubit, është mbajt Akademia në shenj kujtese dhe falenderimi të ish drejtorit Junuz Divanoviq me rastin e 50 vjetorit të ardhjes ti në Vlladimir.
Në vitin 1998. në shkollë me të drejtë të plotë punon llogaritari i shkollës Ilir Lleshi.|
Në vitin shkollor 1998/99 vehet mësimi eksperimental në klasen e I (parë) në shkollën amë.
Në vitin shkollor 2003/04 shkolla fiton paisjen kompjuterike dhe organizohet kursi – puna me kompjuter. Në vitin shkollor 2005/06 në shkollë vehet programi arsimor i Shkollës fillore nëntëvjeçare/klasëshe duke filluar në klasë të I (parë).
Në bazë të urdhërit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Malit të Zi, në shkurt 2006, shkolla u paraqit në Web portalin e shkollave të Malit të Zi. Tekstin në gjuhën shqipe dhe malazeze, Ekstratin e Kronikës etj. I përgatiti ndihmës drejtori Rexhep Lleshi, ndërsa punët teknike-figurative dhe shkrimin kompjuterik i bëri Ilir Lleshi, llogaritari i shkollës.
HAPJA DHE RIHAPJA E SHKOLLAVE NË ANË TË MALIT
Në Kronikën e Shkollës dhe Ekstraktin e saj, figuron se me mbarimin e Luftës së Parë Botërore, 1918, kjo trevë bie nën sundimin e Mbretërisë Jugosllave dhe shkollat e para në Anë të Malit janë hapur, më 1929, në Selitë, Kosiq dhe Sukubinë. Të njëjtat kanë punuar deri në fillimin e Luftës së Dytë Botërore dhe kapitullimin e atij shteti, më 1941.
Enda pa mbaruar lufta, më 1945, Ana e Malit bie në Administrimin e Jugosllavisë Federative Popullore/Socialiste. Në shkurt të atij viti, shkolla në Katërkollë vazhdon punën dhe mësimi zhvillohet për herë të parë në gjuhën amtare-shqipe.
* * *
Por, të dhënat e gjetura më vonë, të shenuara në librin Monografi, Shkolla Fillore “Bedri Elezaga” 1869-2019 Katërkollë të autorit Rexhep Lleshi, dëshmojnë se mësimi këtu, në shkolla ka filluar shumë më herët se që njeh Kronika dhe lidhet me hapjen e mejtepit – Shkollës fillore katërvjeçare, në kohën e Perandoris Osmane, më 1869.
Me fillimin e Luftës së Dytë Botërore, 1941, si të gjitha trevat shqptare jashtë kufirit të shtetit Amë edhe Ana e Malit bie në Administrimin e Shqipërisë, Prefekturës së Shkodrës.
Përkundër rrethanave të gjendjes së rëndë jetësore, në vitet shkollore, 1941/42 e 1942/43, Ministria e Arsimit të Shqipërisë edhe këtu, në Anë të Malit e Ulqin, dërgon mësues me bazë pedagogjike për punë me nxënës në shkollat, në Katërkollë, Krythë dhe Sukubinë.
Ashtu, në këto shkolla për herë të parë mësimi zhvillohet në Gjuhën amtare shqipe.
Andaj, Kronikës duhet përgjegjur e thënë se këtu, në Anë të Malit, Shkolla e fillojë punën më 1869, ndërsa në 1929 shkollat punën e rifilluan. Ate e vazhduan edhe gjatë Luftës… dhe se mësimi në Gjuhën amtare shqipe ka filluar, më 1941 e jo 1945.